Zbulohet strategjia e Federatës italiane kundër tifozëve shqiptarë

italiaaaKombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në mars në Itali ndeshjen e radhës të kualifikueseve të Botërorit 2018. Por nëse pritni një atmosferë të ngjashme si ajo në miqësoren e luajtur në nëntorin e vitit 2014 në Xhenoa, do të zhgënjeheni, pasi Federata Italiane (FIGC), po ndërton një strategji të mirëfilltë për të evituar praninë e shumtë në numër të tifozëve shqiptarë.

Sipas “La Gazzeta Dello Sport”, FIGC do të zgjedhë mes tre stadiumeve për zhvillimin e ndeshjes së 24 marsit: “Renzo Barbera” të Palermos, “Stadio Friuli” të Udines dhe “Mapei Stadium-Citta del Tricolore” të Rexhio Emilias. Ajo që bie në sy është fakti se të tre këto stadiume kanë një kapacitet shumë të vogël spektatorësh. Stadiumi “Renzo Barbera” ku luan skuadra e Palermos, ka një kapacitet prej 36349 vendesh të ulura. “Stadio Friuli”, i njohur tashmë edhe si “Dacia Arena” dhe ku luan Udineze, ka një kapacitet prej 25144 vendesh.

Ndërsa “Mapei Stadium-Citta del Trikolore”, ku luajnë Rexhiana dhe Sasuolo, është më i vogli nga të gjithë, me një kapacitet prej 23717 vendesh të ulura. Duke njohur interesimin e madh për ndeshjen e marsit, ky veprim i FIGC mund të duket i çuditshëm, pasi tifozët do të kishin mbushur edhe stadiumet më të mëdha italiane si “Olimpiko” apo “San Siro”. Por kjo është një strategji e qartë e Federatës Italiane për të kufizuar praninë e tifozëve kuqezi në stadium dhe për të mos e kthyer këtë në një ndeshje “në shtëpi” për Shqipërinë. FIGC është një nga Federatat që ka krijuar klubin e tifozëve të saj të cilët prenotojnë biletat që në fillim të sezonit. Në këtë mënyrë, ajo ka siguruar që pjesa më e madhe e biletave të kësaj ndeshje të përfundojnë në duart e mbështetësve të saj, ndërsa tifozët e zëshëm shqiptarë të jenë të paktë në stadium edhe nëse disa syresh dalin në shitje.

Duke përllogaritur se zakonisht federatave udhëtuese u jepen vetëm 5% e biletave të kapacitetit të stadiumit, si rrjedhojë e këtij vendimi, edhe numri i atyre që do të udhëtojnë nga Shqipëria do të jetë shumë më i vogël. Tashmë mbetet thjesht të mësohet vetëm emri i stadiumit për këtë ndeshje, por me sa duket qartësisht, pala italiane vlerëson maksimalisht sfidën dhe po përpiqet që tani që të krijojë kushtet ideale për ta fituar atë./Panoramasport/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjobitet Crvena Zvezda, tifozët serbë nxorrën banderole kundër Kosovës

Tifozët serbë nuk ndalen në shfaqjet nëpër stadium me banderolat kundër Kosovës ...