Lajm i hidhur, ndahet nga jeta gruaja e këngëtarit Stefi Prifti

Showbiz

stefi-priftiNjë lajm i hidhur ka tronditur ditën e sotme familjen e këngëtarit korçar Stefi Prifti. Bashkëshortja e tij është ndarë nga jeta duke lënë pas dy vajza.

Ka qënë Aurela Gaçe, e cila ka bërë publik këtë lajm të hidhur përmes llogarisë së saj të Instagramit, duke shprehur ngushëllimet për këtë humbje të madhe të mikut të saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Një mike u shkëput nga ne sot, duke lënë mbas dhimbjen tek fëmijët e gjithë familjarët e saj. Bashkëudhetarja në jetën e mikut tonë, artistit Stefi Prifti, Nëna e dy vajzave të mrekullueshme....... Jeta është kaq e shkurter... Ajo jetoi, frymoi deri sot dhe tani askush nuk do të mund të zëvëndësojë nënën, gruan, motrën e ikur.... Nga shpirti uroj dhimbja të jetë sa më e lehtë për familjen. U PREHTE NE PAQE E MIRA MARINA", shkruan Aurela në postimin e saj.

Sipas mediave shkaku i ndarjes nga jeta të bashkëshortes së këngëtarit mendohet të jetë një sëmundje e rëndë.TAR

ME TE LEXUARAT