Starova flet për ndeshjen Shqipëri- Izrael: ‘’Berisha gaboi, dhe…’’

UntitledDështimi ndaj ndeshjes me Izraelin, kartoni kuq ndaj Berishës dhe Gjimshitit ishin një ndër temat më të diskutuara këto ditë. Po ashtu, kritika ka dhënë dhe Sulejman Starova.

Kjo humbje nuk pritej. Nuk kemi as ne çfarë të komentojmë, pasi në pjesën e dytë nuk kishte futboll. Me tetë lojtarë nuk ka më futboll. Në fillim u treguam të kujdesshëm dhe nuk arritëm të bënim presion, në një kohë që na e bënë kundërshtarët. Një rast goli e krijuam në minutën e 4-t, por nuk mjaftoi. Ata u treguan finokë dhe na bënë presion duke na goditur në rastin e parë në një moment shpejtësie.
Falë cilësisë së lojtarit të tyre, fiton duelin e shpejtësisë me Gjimshitin dhe fitoi penalltinë. Kjo është edhe diferenca me skuadrat që kanë kualitet. Është një meritë e lojtarit kundërshtar që në një duel shpejtësie arrin t’i ikë qendërmbrojtësit tonë. Dhe në të tilla raste, kur ekipi kundërshtar kalon në avantazh e për më tepër që ka cilësi brenda, nuk të lë pastaj që të ngresh kokë. E parashikonim të vështirë fitoren e skuadrës sonë, por që duhej ta synonim medoemos nëse dëshironim të dilnim nga grupi. Mos harroni që luajmë jashtë me Izraelin, Maqedoninë, me Italinë dy herë dhe me Spanjën në transfertë. Dhe nëse kishim synime, duhej ta fitonim medoemos këtë takim në fushën tonë. Megjithatë, as trajneri De Biazi nuk mund të kritikohet, pasi janë gjëra që ndodhin në futboll këto dhe humben të tilla ndeshje.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

antonio-rudiger

Dikur shiste çorape, sot futbollist fenomenal

Futbollisti fenomenal i Romës, Antonio Rudiger mësohet se më parë ka shitur ...