Pacienti u hodh nga kati i katert i spitalit “Nënë Tereza”, mjekët: Vuante nga çrregullimet mendore

spitali-nene-terezaPak orë më parë, raportohet një ngjarje e rëndë në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’. Bëhet fjalë për një person i cili është hedhur nga ballkoni i pavionit të Gastrologjisë. Mësohet se personi në fjalë është një shtetasi me iniciale P. Sh, 53-vjeç, një endacak i ardhur nga Durrësi. Burime nga QSUT pohuan se 53-vjeçari vuante nga çrregullimet mendore.

Mësohet se dëshmitarët kanë parë një person, që hidhej nga ndërtesa. Ata pohuan se fill pas ngjarjes, policia dhe mjekët kanë shkuar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë personi në fjalë, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Sakaq, policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të këtij rasti.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 30.11.2016, rreth orës 08:35, në ambientet e Q.S.U.T., tek godina e 6-katëshit, tek pavioni i Gastrologjisë, në kat të katërt, nga parvazi i ballkonit të këtij pavioni, ka rënë pacienti P. Sh., 53 vjeç, i ardhur nga qyteti i Durrësit. Ky shtetas ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Vdekja e mistershme e 24-vjecarit, flasin shokët: Mjekët i thanë “s’ke gje, e ke nga pija”

Një 24-vjecar është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e ...