Spiropali e quajti ‘kamikaze’, i përgjigjet studentja e salcës: Ke ngrënë bukë në…

studentja-nikollaZëdhënësja e kryesisë së PS-së, Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Të paekspozuar” në ‘News24’ sqaroi se pse e quajti “kamikaze” studenten Mirela Ruko, që i hodhi salcë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Spiropali theksoi se e gjithë ngjarja ishte show. “Janë një lëvizje, një grup i vogël njerëzish që kanë mendimet e tyre. Janë pakicë shumë e vogël. E kam quajtur “kamikaze” ashtu simbolikisht se bëhet vetëm për të rënë në sy, për të krijuar show, me kë? Me një ministre krejt të pambrojtur që nuk lëviz me roje. Ishte në një shesh të hapur. Këta i kishin zënë pritë, edhe me Kanun nuk i zihet pritë një gruaje. Dhe për çfarë? Kërkesat e tyre janë janë primitive”,- sqaroi ajo.

I menjëhershëm ishte reagimi i studentes Ruko, pjesë e emisionit, në një studio të dytë, duke iu përgjigjur Spiropalit se nuk ishte koha e ‘Kanunit’. “Nuk ka qenë veprimi i parë. Kam bërë dhe veprime të tjera. Po i them Elisës se unë kam vepruar edhe më herët me ministres, kërkesa, peticione. Ka qenë një veprim i duhur, njollosje për gjithçka që ministrja ka bërë me reformën në arsimin e lartë. Fatmirësisht nuk jemi në kohën e Kanunit, pasi edhe Elisa nuk do ishte këtu të fliste lirshëm. Elisa ndoshta ka harruar që ka ngrënë bukë në shtëpi punëtorët. E ka harruar për të ardhur në pushtet. Unë sot bëj të drejtën time për të protestuar. Nëse ka padrejtësi kudo në botë, nuk i jepet askujt e drejta.”, tha studentja nga Fieri.

Teksa është rikthyer pas në kohë, Spiropali mori një shembull kur sëbashku me aktivistë të MJAFT protestuan për të drejtat e minatorëve të Bulqizës, ndërsa pohoi se rruga që ata ndoqën ishte ndryshe nga kjo e sotmja. “Ajo ka të drejtë, pasi kam drejtuar një protestë me minatorët kur isha pjesë e Mjaft. Kemi ardhur tek blloku, jemi ulur këmbëkryq. Kemi ikur te ministria, por ja kemi hedhur asgjë në okë ministrit Ruli apo dhe Berishës. Rastet e vdekjeve në minierë ishin shumë. Numëro statistikat. Raste filluan të radhoheshin ndjeshëm.
Rama dhe PS e mori kauzën e monitorove edhe punëtorëve e kthehu në mision. Këto janë përpjekje edhe bëhen pak e kapak. Të më thonë se çfarë kam artikuluar dhe çfarë kam fituar. Negociuam me ministrinë, kompaninë dhe u ulën me palët, dhe fituam. E bëmë diçka të vogël. Edhe mua më rrëqeth padrejtësia në të gjitha nivelet. Roli im ka ndryshuar. Nuk kanë kauzën. Të më thonë një arsye e cila zhduk etatizmin?”, vijoi Spiropali.

Kliko per me shume info

One comment

  1. mos i jepni kaq rendesi ksaj goces qe hodhi salce mbi ministren se dhe ne pamje kjo goca ishte si down . cojeni ne irak prane issis-it se vetem atje mind te jete e vlefshme . na e shpifi ekranin kur del. i duket se ka bere ndonje trimeri te madhe. ajo paska tru per te refuzuar reformen….oh pika….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

konventa-lsi

Konventa Kombëtare zgjedh drejtuesit e rinj të LSI

Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim shpalli rezultatet për drejtuesit ...