Spiropali i përgjigjet Berishës: Doktor, hiq dorë nga spiuni dixhital!

spiropaliIsh-drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzonte ish-drejtoreshën për vjedhje në doganë gjatë kohës që ka qenë në këtë post.

Elisa Spiropali përmes një status në “Facebook” shprehet se doganat i gjeti në gjendje të mjerueshme kur u emërua aty dhe se punonjësit ishin nga Shiku i Gazidedes.

Spiropali i ka kërkuar Berishës të mos përdorë shumë rrjetet sociale dhe të heqë dorë nga “spiuni” dixhital.

REAGIMI

I dashur Doktor,

Sot “New York Times” shkruante se përdorimi i shumtë i rrjeteve sociale të shkatërron karrierën dhe në fund të hedh në erë edhe psiken. Doktor, në djall karriera pa kthim, ruaj të paktën psiken.

Hiq dorë nga ai spiuni dixhital. Nuk është serioze. Merru me gjëra më të fisme në këtë muzg të jetës.

Nuk di a të tha ai doganieri dixhital se e kishe kthyer doganën në pronë të Shikut të Gazidedes dhe katër nëndrejtorët e përgjithshëm i kishe nga fshati yt. Të ardhurat e shtetit zhdukeshin pa gjurmë nëpër xhepat e klanit tuaj primitv.
Vetëm në një vit e gjysëm pas batërdisë tënde në kohën që unë drejtova doganën mblodhëm 300 milionë dollarë me tepër se e njëjta periudhe e kohës tënde nepotike, dhe siguruam rritjen më të lartë të të ardhurave në dhjetë vitet e fundit.
Vetëm nga akciza e naftës së zhdukur nga klani shiks, siguruam rritje rekord prej 17 përqind. Mbi të gjitha i kthyem doganës fizionominë shtet-ndërtuese.

Nëse ekziston, bëji të fala spiunit tënd dixhital, ndonjë mi mbetur skutave të doganës, nga koha jote e vdekur.

LEXO EDHE:

>> Berisha: Dokumentet greke zbulojnë mega vjedhjen e Spiropalit në dogana

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

berisha-kuvend

Berisha sulmon misionin “Euralius”: Akt mafioz me Ramën, manipuluan përkthimin e Vettingut

Ish-kryeministri Berisha ka hedhura akuza për kreun e qeverisë, Edi Ramën se ...