Spanjë, cifti shqiptar u kap me heroinë, 8 kg kokainë e 330 mijë euro

droge-spanjeNjë operacion i koduar “Sheqeri i hidhur” i policisë spanjolle çoi në shkatërrimin e një grupi që merrej me shpërndarjen e heroinës dhe kokainës në Pontevedra dhe Galicia.

Operacioni çoi në arrestimin 6 personave, disa prej të cilëve me kombësi shqiptare, arrestime të cilat u kryen gjatë krishtlindjeve të vitit të shkuar.

Gjatë asaj kohe u sekuestruan 20 kg heroinë e 8 kg kokainë, si dhe 50 substanca të falsifikuara, rreth 330 mijë euro cash si dhe armë zjarri.

Tani, prokurorët kanë kërkuar disa vite burg për të akuzuarit. Ndaj shqiptarit Afrim H, kërkohen 9 vite burg për drogë, si dhe 2 vite e gjysmë burg për krime të tjera, ndërsa Esmeralda L, kërkohet 8 vite burg.

Nje denim me 8 vite burg dhe 7 vite burg eshte kërkuar për dy shtetas të tjerë spanjollë. Gjatë hetimeve të grupit, është zbuluar se ata kishin kryer gjatë vitit 2014, transportin e më shumë 100 kg heroinë dhe kryerjen e transaksioneve me vlerë mbi 2 milionë euro.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ “Më çave b*thën”, punonjësi i sigurimeve në Tiranë sherr me qytetaren

Qytetarët janë përballur sot me një sjellje skandaloze në zyrat e sigurimeve ...