Southampton fundos Interin

Kliko per me shume info

inter-fundosetTrajneri Frank de Boer u shkarkua nga posi i trajnerit të Interit për shkak të rezultateve negative, por Zikaltrit kanë vazhduar asaj rruge edhe pa holandezin.

Interi, e udhëhequr nga trajneri i përkohshëm Stefano Vecchi, është mposhtur 2:1 nga Southamptoni edhe përkundër se ishte duke fituar deri në minutën e 64’tër. Mauro Icardi kishte kaluar italianët në epërsi në pjesën e parë.

Kliko per me shume info

Por, në minutën e 64’ Virgil van Dijk barazoi në 1:1 para se mbrojtësi i Interit Yuto Nagatomo të shënojë autogol qesharak për t’ia dhuruar tre pikë kundërshtarëve.

Pas kësaj humbje, Interi gjendet e fundit në Grupin K me tre pikë, derisa Southampton e dyta me shtatë pikë. Sparta Pragës prin me nëntë pikë.

Nëse Interi dëshiron të kalojë tutje, duhet patjetër t’i fitojë dy ndeshjet e radhës dhe të shpresojë në dështimin e skuadrës angleze.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here