Sondazhet shokojnë, ja sa para harxhojnë femrat për kozmetikë

kozmetikeFemrat gjithmonë ankohen se nuk kanë make-up, lapsa, buzëkuq apo dhe shumë të tjera. Kur bëhet fjalë për produktet kozmetike, femrat pëlqejnë çdo gjë që shohin. Banjot janë të stërmbushura me produkte kozmetike, njëlloj edhe dhoma e gjumit nuk ka hapësirë nga numri i madh i gjërave kozmetike, nga ana tjetër çanta juaj e dorës është e ngarkuar me lloj-lloj buzëkuqi dhe mjete tjera kozmetike, e megjithatë ne blejmë akoma më shumë.
Pra, nuk është fare për t’u habitur që një femër mesatarisht shpenzon rreth 21.000 euro për produkte kozmetike gjatë tërë jetës. Sipas një studimi të bërë nga SuperDrug, kanë kalkuluar faturën mesatare vjetore me rreth 332.06 euro. Pra, nëse e shikoni një femër nga mosha 18 deri 80 vjeç se sa shpenzon për gjëra të tilla, shuma e konsumit i bie të jetë përafërsisht 21.000 euro.
Për më tepër, femrat blejnë 38 produkte të ndryshme për fytyrën e tyre çdo vit dhe 2.455 gjatë tërë kohës deri në të tetëdhjetat e tyre. Kjo duket të jetë një numër shumë i madh i produkteve por edhe një shumë e tepruar e të hollave. Por, pronaret e kozmetikave theksojnë se kjo nuk është asgjë, ka që investojnë edhe më shumë për kujdesin e tyre të bukurisë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

mannequin-challenge

“Mannequin Challenge” më i realizuar në Shqipëri (Video)

Pas kovave me akuj mbi kokë, rrjeti është pushtuar nga një tjetër ...