Snajperat qëllojnë skafin me 46 mln euro kokainë, Foto

3
Kliko per me shume info

snajperi-drogaKeto imazhe tregojne momentin kur një snajper sulmon një skaf që mbante kokainë me vlerë 40 milionë paund ( e vleresuar ne rreth 46 mln euro), gjatë një ndjekje prej 6 orëshe në Karaibe.

Sulmi kryhen nga Marina britanike me anë të një anijeje dhe një helikopteri gjatë një operacioni të guximshëm në mes të detit, ku nuk munguan as të shtënat me armë zjarri. Skafistët e drogës kanë injoruar të shtënat.

Kliko per me shume info

Snajperet nga helikopteri kanë goditur motoskafin në pjesën e pasme, duke penguar arritjen e kokainës në destinacion. Fotografitë e publikuara treguan detaje të të shtënave nga qielli me anë të helikopterit.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha në një deklaratë se “Forcat e Royal Marine kanë përfunduar ndjekjen dramatike për 6 orë nëpër Karaibe, duke fikur motorët e skafit të shpejtë. Më shumë se 40 milionë paund kokainë nuk arriti në destinacion.
Skuadra e helikopterit i bëri thirrje për të ndaluar skafistëve përpara se të qëllonin me snajper.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here