Skuadra turke shënon 20 gola, e pabesueshme cfarë u bën presidenti i ekipit

ekipi-turkLojtarët e klubi turk Ulubey Belediyesport kanë menduar se kanë bërë një paraqitje shumë të mirë, pasi kanë mundur rivalët e Karabukspor 20-0, por janë ndëshkuar për këtë paraqitje. Alihan Akyol ka realizuar pesë gola, teksa Ulubey ka shkatërruar kundërshtarët amatorë dhe priste të merrte një shpërblim për saktësinë e tij para portës.

Në fakt, presidenti i klubit nuk ka qenë aspak i kënaqur me mënyrën sesi skuadra e tij ka turpëruar Karabukspor dhe ka zbuluar në përfundim të ndeshjes se nuk do t’i paguante lojtarët.“Lojtarët tanë nuk kanë treguar respekt ndaj kundërshtarit. Për këtë arsye unë do t’i ndëshkoj dhe nuk do t’ua jap shpërblimet”, ka thënë Isa Turckan, në përfundim të ndeshjes. Ulubey ka bërë një start shumë të mirë të sezonit, duke fituar tre ndeshje falë fitoreve 5-0 ndaj Korganspor, 3-2 ndaj Turnasuyuspor dhe 20-0 ndaj Karabukspor.

Ata kryesojnë Grupin A të Divizionit të parë falë +26 golave diferencë pas vetëm tri ndeshjes. Gjithsesi, Ulubey nuk është përballur akoma me rivalët Altinordu Belediyespor, që nuk kanë pësuar asnjë gol në këtë sezon dhe që duan të hakmerren për humbjen 3-1 të pësuar sezonin e kaluar në “playoff”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

futbollistiii

Futbollisti i mbijetuar nga rrëzimi i avionit i habit të gjithë

Njëri nga futbollistët e paktë të skuadrës së Chapecoenses, mund t’i kthehet ...