Skandali seksual, kreu i gjykatës Gjirokastër dorëzon detyrën: Po më shkatërrojnë

gjyqtariiKryetari i shkarkuar i Gjykatës së Rrethit të Gjirokastrës, Guximtar Boçi, ka bërë dorëzimet në gjykatë, tek pasardhësja e tij Albina Spaha.

Ai ka mbërritur në orën 14:30 të ditës së djeshme në ambientet e gjykatës dhe është larguar menjëherë sapo ka tërhequr objektet personale që kishte në zyrën e tij.

Më pas, ai ka dorëzuar dosjet, inventarin dhe firmën tek Albina Spaha e cila është komanduar të drejtojë Gjykatën e Faktit të Gjirokastrës, deri në emërimin e kryetarit të ri të këtij institucioni.

Boçi mësohet të jetë shprehur përpara kolegëve të tij se duan ta shkatërrojnë. “E vërteta do të zbulohet dhe do mësohet se gjithçka ka qenë spekulative dhe me qëllime të caktuara, për të më shkatërruar karrierën time profesionale, familjen dhe jetën time personale”, mësohet të ketë thënë ai.

Guximtar Boçi u denoncua nga një qytetare se i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të vendimit të gjykatës në favor të saj, për një çështje pronësie.

Ai u shkarkuar menjëherë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë nga pozicioni i kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës, ndërsa u pezullua deri në përfundim të hetimeve nga funksionet e gjyqtarit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sherri mes të rinjve, breshëri plumbash lokalit në Burrel

Breshëri plumbash janë derdhur në drejtim të një lokali në Burrel. Ngjarja ...