Skandali, si mund të bëhesh shef kuzhine me rryshfet e diplomë false

Akademia e Kuzhinës Shqiptare lëshon diploma që provojnë se ke studiuar dhe njeh kuzhinën. Një qytetar provon të diplomohet pa studiuar dhe pa ia pasur haberin kësaj fushe.

Motra e tij takohet me presidentin e shefave të kuzhinës Reshat Taku, të cilit i shpjegon “hallin”.

Ky i fundit i thotë që do të flasë me drejtorin, Xhemalin dhe do t’ia mbarojë këtë punë. Më tej e interesuara plotëson dokumentacionin dhe paguan 22 mijë lekë të reja.

Por të vëllait, i cili kërkon diplomën i ndodh një aksident dhe e motra bën përpjekje për ta shtyrë pak procedurën e pagesës… Si me magji, çertifikata është plotësuar dhe kuzhinieri i ri mund të krenohet me të.

Kështu, falë kameras së fshehtë emisioni investigativ “STOP” tregon sesi thjeshtë me para mund të bëhesh shef kuzhine.

Pjesa I

Qytetarja: Si jeni, me ju kam folur?

Reshati: Po. Ju morët në telefon?

Qytetarja: Faktikisht, unë jam e interesuar për vëllanë. Ai jeton në Itali. Unë doja t’i merrja domethënë një kështu… certifikatë ose një gjë… Se ai ka punuar, kupton? Ka qenë në Angli.

Reshati: Unë jam Presidenti i Shefave të Kuzhinës i gjithë Shqipërisë. Kam hapur dhe shkollën. Rastësisht edhe me këtë shoqatën që jam ose Federata më e madhe e Shefave të kuzhinës që është.

Qytetarja: (Vëllai) Ka punuar kuzhinier në Londër.
Reshati: Kështu restorant?

Qytetarja: Restorant, po, po. Bar-restorant.

Reshati: Këtu ka kurse 3 mujore, 6 mujore për kuzhinier. Ka dhe 9 mujore, 1 vjeçare dhe 2 vjeçare. Shkolla e Kuzhinës dhe “Akademis e Kuzhinës Shqiptare.

Qytetarja: Unë p.sh për këtë “9 mujorin” them.

Reshati: “9 mujorin” në rregull, n.q.s ashtu… Zgjodhe “9 mujorin” je i detyruar të paraqisësh dokumentacionin e të gjitha. Bisedojmë me Xhemalin (drejtori didaktik), pastaj gjatë kohës shikojmë se si…

Qytetarja: Ç‘a dokumentash duhen?

Reshati: Duhen 2 fotografi. Pastaj gjatë kohës do të bëjmë dhe 2 fotografi të tjera që do të jenë më uniformën e një kuzhinieri, duhet një fotokopje e kartës së identitetit. Duhet dhe një dokument që ka marrë, ka një arsim. Këto janë të detyrueshme. Pastaj do mbushen 2 formularë, do futen në sistem dhe kalojnë direkt në sistemin e Ministrisë së Punës. Me dashje pa dashje, futen të gjitha dokumentet në sistem sepse…

Qytetarja: Duhet të futen?

Reshati: Kur të marrësh dokumentin, ti që do të marrësh dokumentin duhet të jetë i vlefshëm si për këtu edhe për brenda dhe jashtë. Çdo gjë duhet të jetë brenda standardeve dhe kërkesave.

Qytetarja: Puna është që ai, s’vjen dot! Është në Itali.

Reshati: Do të paraqitësh dokumentacionet, vjen s’vjen! Pastaj do ta shikojmë. Po mirë, do jesh ti. Do i ndjekësh ti këto probleme, të gjitha. Kur të vish do të bisedojmë ashtu.

Qytetarja: Vetëm është problemi që të paktën, maksimalisht të bëhet për një muaj. Se atij (vëllait) i duhet. Të di bëhet apo s’bëhet se…?

Reshati: Po. Patjetër, patjetër! Asgjë nuk ka që s’bëhet!

Pjesa II

Qytetarja: Si jeni?

Reshati: Erdhe?

Qytetarja: Erdha.

Reshati: Ç‘a bisedash ke bërë me vëllanë?

Qytetarja: I thashë, kështu-kështu, i thashë. Që vete deri tek një milionë e 50 mijë lekë maksimumi i thashë. Tani, ok tha do të t’i dërgoj unë, do të t’i nis unë.

Reshati: Atëherë ditën e hënë, fillon sistemi ditën e hënë. Të gjitha gjërat i kemi formuluar, i kemi futur në sistem. Fillon. Është marrë dhe karta e anëtarësimit. Hajde, të bëjmë ato! Vëllait tënd, do t’i çosh ndonjë bluze?

Qytetarja: Po, t’ia nis të hënën.

Reshati: Më jep emrin dhe mbiemrin.

Qytetarja: Kjo është karta e anëtarësimit?!

Reshati: Ç‘a numri e ka me bluzët?
Qytetarja: Medium.

Reshati: Logon e ke komplet evropiane. Ke dhe këtë kartën e anëtarësimit. Bashkë me atë do i fusësh brenda me dokumentacionet. Në rregull?

Qytetarja: Në rregull.

Reshati: Ditën e hënë pastaj do sjellësh 250 000. Ngelen dhe 800 000.

Qytetarja: 800 mijë lekë.

Reshati: Në rregull? Pastaj unë me të çuar kuponët dhe këtë tatimin i çoj në ministri, marr dokumentin në bazë të kësaj.

Qytetarja: Edhe ma sjell?

Reshati: Komunikojmë gjithmonë me telefon.

Pjesa III

Qytetarja: Si kalon?

Reshati: Mirë.

Qytetarja: Tani dëgjo, unë të kam sjellë 220 sepse nuk m’i ka dërguar akoma ai.

Reshati: Mirë! Po ç’a ka nuk ka shanse? Nuk do apo ka ndonjë problem, ndonjë gjë?

Qytetarja: Atëherë 100, 120, 140, 160, 180 200, 220. Të kam dhe 30.

Reshati: Jo, s’ka pse të tërhiqet tani ai të tha. Ti e more përsipër.

Qytetarja: Prandaj po them…

Reshati: Vëlla e ke!

Qytetarja: Ketë diplomën e madhe… A mund ta bëj një foto, që t’ia nis vëllait? Që ka dalë edhe kjo…

Reshati: Po. Hajde bëje!

Reshati: Mirë?

Qytetarja: Të falënderojmë!

Pjesa IV

Qytetarja: Unë t’i solla njëherë këto (kartën e anëtarësimit dhe bluzën).

Reshati: Po. Pse?

Qytetarja: Sepse vëllai më ka bërë aksident me makinë… Edhe tani për tani, nuk ka lekë. Dhe kur t’i bëjmë…

Reshati: Jo. Tani kjo është, ka dalë. I kam marrë dhe tjetrin (Diplomën), të gjithë kanë marrë. Janë futur në format, janë futur në regjistrim. Unë nuk mund t’i kthej këto mbrapa! Mandatin e kam pre!

Qytetarja: Të paktën duhet të paguaj 250 mijë lekëshin?

Reshati: Paguaj ato 250 pastaj kur të bëhet ai, s’ka asnjë lloj problemi. Do marrë dhe diplomën dhe ngjatjeta! Në rregull? Sepse unë nuk mund ta kthej këtë. T’i them ministrisë bjere, sepse ky ma ktheu tani. Urdhëro! Duhet të bie në kundërshtim me të gjitha. Hajde ta shikosh dhe dokumentin! Janë nisur të gjitha ato që kanë bërë provimet. Ti nuk pranove që të vije, ta bëje atë provimin.

Qytetarja: Uuu e ka marrë diplomën?!

Reshati: I ka marrë të gjitha. Ti s’më erdhe në provim mua!

Qytetarja: Po, s’të erdha.

Reshati: Se jam e ngarkuar me tim shoq, më the. Ja pra, këto dolën të gjitha! Bashkë me grupin që ka dhënë provim atë ditë.

Qytetarja: Kjo merret kur unë paguaj 1 milion lekëshin?

Reshati: Tani, problemet janë bërë të gjitha. Janë ezauruar të gjitha gjërat. Unë të marr firmën, sill 200 000 lekëshen ti. Çoje dhe kartën dhe këtë dhe këtë. Po të dojë le të vijë ta marrë, po të dojë…
Urdhëro dhe dokumentin që ka ardhur, në regjistrin themeltar! Ja ku është! Do ta firmosësh dhe këtu biles, që ke marrë një kartë. Ja këtu! Tek firma, emrin dhe mbiemrin tënd. Në rregull?

Qytetarja: Në rregull. Faleminderit! Dmth unë s’bëra asnjë gjë ë?! Unë s’u paraqita dot!

Reshati: Po erdhi një tjetër një gocë. Një grua që ishte aty, që e ajo jepte provime. Është dhe kjo. U lexua që u lexua emri dhe ja ku është!

Qytetarja: Rrofsh! Të falënderoj shumë!

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...