Skandal në burgun e Fierit, drejtuesit e burgut shkelin të drejtat e njeriut

11Një situatë e rrallë raportohet në burgun e Fierit. Pamjet të cilat tregojnë dicka ndryshe ka c’pritej, duket sikur është një pikë lavazhi makinash. Ata që duken si punonjës të lavazhit, në fakt janë të dënuar të burgut, ndërsa makinat që lahen, janë të drejtorit Arjan Hasani dhe zyrtarëve të tjerë të këtij burgu. Videoja është filmuar ditët e fundit duke treguar gjendjen me të cilën jetojnë të burgosurit, e ndërkohë që disa burime shprehen se kjo është dicka normale. Të dënuarit bëjnë pastruesin e makinave të drejtuesve të burgut, ndërkohë që policët e tij mbajnë nën vëzhgim procesin.

Një situatë e tillë është jo vetëm shkelje e të drejtave të njeriut, pasi të dënuarit detyrohen të lajnë makinat private, por edhe shkelje e hapur e sigurisë së tyre, pasi të dënuarit dalin në parkingun e burgut ku janë të ekspozuar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...