Një tjetër i përfshirë në skandal, futbollisti rrezikon 10 vite burg

samuel-etoPas lajmit se Neymar rrezikon 2 vite burg, mësohet se dhe Samuel Eto’o përfshihet në skandal. Sipas raportimeve, futbollisti rrezikon 10 vite burg dhe mbi 14 milion euro gjobë. Lajmi bëhet me dije nga përditshmja spanjolle “El Pais”.

Duke u rikthyer në të shkuarën, kujtojmë se Eto’o ishte nën hetim që nga viti 2012, por që nga ajo periudhë ish sulmuesi i Barcelonës është mbrojtur me faktin se nuk ishte në dijeni se çfarë kishte ndodhur, duke ia faturuar fajin menaxherit të tij Josep Maria Masalles.

Mbi Eto’o rëndojnë 4 akuza, një prej tyre është edhe shmangia e tatimeve duke administruar vetë të drejtat e imazhit, gjatë periudhës 2006-2009, kohë në të cilën vishte fanellën e Barcelonës.

Në këtë periudhe Eto’o përfitonte nga Puma 1,5 deri në 3 milionë euro në sezon, ndërsa tatimet i paguante në dy shoqëri fiktive. Në këtë mënyrë Eto’o ka shmangur detyrimet ndaj shtetit spanjoll dhe tashmë rrezikon jo pak por 10 vite burg.

Pas Messi dhe Neymar tashmë edhe Samuel Eto’o bëhet pjesë e skandalit të shmangies së detyrimeve ndaj shtetit spanjoll, një çështje e cila po merr gjithnjë e më shumë përmasa të mëdha.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjobitet Crvena Zvezda, tifozët serbë nxorrën banderole kundër Kosovës

Tifozët serbë nuk ndalen në shfaqjet nëpër stadium me banderolat kundër Kosovës ...