Situatë alarmante në portin e Vlorës, pezullohet puna

Kliko per me shume info

14996290_331789360513700_342113776_nShiu i dendur gjatë natës së kaluar, ka sjellë problem të mëdha dhe në portet e Vlorës dhe Durrësit. Mësohet se në portin e Vlorës është pezulluar lundrimi deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu është goditur bankina nga dallgët e forta dhe një pjesë e kalatës është dëmtuar.
Po ashtu raportohet se disa pemë në qytet janë rrëzuar nga era e forta si dhe tabela reklamash dhe të sinjalistikës rrugore janë dëmtuar. Fatmirësisht nuk raportohet përmbytje, pasi nuk ka pasur reshje, por vetëm erë.
Ndërkohë është sinjalizuar edhe për një varkë në det dhe forcat e policisë kufitare po bëjnë verifikimet. Tragetet dhe pilotinat kanë dalë në mbrojtje në radë.
Në Llogara mjegulla ka intensitet tepër të lartë dhe ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here