Intervistë në mars 2014, nëna e Ervin Dukës: ‘’Djali ndodhet në Arabi’

16
Kliko per me shume info

UntitledI deklaruar që prej vitit 2014 si pjesë e personave të gatshëm për të luftuar në Siri, Ervin Duka mësohet se ndodhet në Arabi. Në një intervistë për mediat e shkruara, nëna e të riut Sadiko Duka deklaroi se i biri nuk ndodhej në Siri. 77-vjeçarja nga fshati Guras i Pogradecit tregoi se djali i saj ndodhej në Arabi dhe se punonte në një supermarket. E moshuara u shpreh se ishte shumë e frikësuar, ndonëse përpiqej t’u besonte fjalëve të djalit të saj. Sadiko deklaroi në atë kohë që shteti duhet të ndëshkojë të gjithë hoxhallarët që mashtrojnë të rinjtë dhe i dërgojnë në luftë.

Ku ndodhet aktualisht djali juaj?
Ervini ndodhet në Arabi. Ka dy vite që jeton dhe punon aty për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Këtu nuk ia dilte dot, ndaj vendosi të shkonte në Arabi. Flasim rregullisht në telefon. Madje, pak kohë më parë shkoi me të edhe nusja me dy fëmijët e mitur 2 dhe 4 vjeç. Qëndroi disa muaj dhe ka rreth 14 ditë që është kthyer për të qëndruar me mua.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Ju thatë që nusja shkoi dhe e takoi Ervinin në Arabi. Çfarë ju tregoi kur erdhi?
Më tha që Ervini ishte mirë. Nuk më tregoi asgjë tjetër. Kur unë e pyesja, ajo më përgjigjej shkurt ose në ndonjë moment nuk përgjigjej fare. E lashë me kaq, nuk e pyeta më tej.

Jeni e frikësuar se djali juaj mund të shkojë në Siri?
Patjetër që kam frikë. Ai nuk mund të shkojë në Siri. Unë nuk do e pranoja kurrë, por e kam pyetur se kam merak. Ai më ka thënë se është në Arabi./gazetashqiptare/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here