Sinoptikanët paralajmërojnë: Më e keqja pritet nesër, ja qytetet më të rrezikuara

14996290_331789360513700_342113776_nDuket se gjendja e motit në vendin tonë do të përkeqësohet. Lajmi bëhet i ditur nga Sinoptikanët, duke dhënë alarmin. Flet për mediat sinoptikania Lajda Porja, duke thënë se situata pritet të përkeqësohet pas mesnatës dhe paraditen e nesërme por më problematike do të jetë në pjesën qendrore dhe jugore të vendit. Po ashtu ajo flet dhe për qytetet më të rrezikuara, të cilat janë Gjirokastra dhe Saranda.
“Gjatë orëve në vijim dhe në orët e mbrëmjes do kemi pauza të shirave por do vazhdojnë. Pas mesnatës zhvillim të vranësirave. Shira me intensitete do ketë pjesa qendrore dhe jugore. Problemi mbetet në zonat qendrore dhe jugore. Gjiroakstra dhe Saranda pritet të kenë 90 mm deri në 100 mm shi gjatë orëve në vijim”, tha Porja.

Sipas saj, deri në orët e mbrëmjes shirat do jenë prezentë por nuk do ketë problem. “Problemet do jenë gjatë natës dhe në orët e paradites së nesërme. Në Gjirokastër dhe Sarandë situata do jetë më problematike. Në Tiranë ka patur 103 mm shi në 5-6 orë. Shkodra, Lezha, laçi, Kruja e Burreli do kenë reshje por më pak, 30-40 mm. Problematike një pjesë e qendrës dhe zonat jugore, kryesisht Gjirokastra dhe Saranda. Në këto zona pritet edhe erë e fortë, kryesisht deti. Pritet të përmirësohet situata nesër pasdite dhe gjatë të mërkurës dhe të premtes. Në zonat malorë në ditët në vijim do ketë edhe reshje bore. Nga e mërkura do bien temperatura. Pritet situata në përmirësim pas natës së sotme”, tha Porja.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet kamioni ne portin e Durresit, policia: Ja si ishin fshehur 30 kg heroine

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar 30 kilogram lëndë narkotike e llojit ...