I ndalohet hyrja në Shqipëri për ndeshjen me Izraelin, tifozat “Shvercerat” një mesazh për kombëtaren

UntitledDitën e shkuar u mësuam me lajmin se tifozët e quajtur “Shvercerat” nga Shkupi iu ndalua hyrja në territorin shqiptar. Sot këta të fundit kanë reaguar në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’ duke shprehur indinjatën e tyre në lidhje me vendimin absurd, që ishte në kuadër të rritjes së masave dhe garantimit të sigurisë për shmangien e ndonjë konflikti në stadium. Pavarsisht se nuk e dinë arsyen e ndalimit, tifozët shqiptarë të Maqedonisë nuk kursejnë thirrjet për kombëtaren e futbollit, duke thënë se: “Shvercerat ndalohen ne kufirin “Qafa Thane” arsye nuk dihet…Forca MEMEDHE”. Po ashtu, ‘Shvercerat’ kanë shpërndarë në ‘FB’ edhe faqen e të përditshmes ‘Gazeta Shqiptare’ e cila në kryeartikullin e saj trajtonte çështjen e mbylljes së kufirit për tifozët kuqezi. Sakaq, ata kanë shpërndarë edhe dokumentin e lështuar nga pika kufitare Qafë-Thanë.

Ndërkohë, në dokumentin e lëshuar nga pika e kalimit kufitar Qafë-Thanë, pjesë e Drejtorisë së Kufirit të Korçës thuhet shprehimisht: “Nuk disponon dokumentacionin e nevojshëm që justifikon qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit në Shqipëri”. Po ashtu, edhe tifozët e quajtur ‘Plisa’ u larguan nga stadiumi, pasi nuk u lejuan që të mbanin pankartat e tyre dhe simbolet.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Reali i dyti në grup, Dortmund merr barazim në “Bernabeu”

Një gol në minutën e 88 nga Reus në “Bernabeu” ka bërë ...