Shtëpia e Bardhë hedh poshtë pretendimet e Trumpit për “votues të paligjshëm”

obama-trumpShtëpia e Bardhë i hodhi poshtë pretendimet e presidentit të zgjedhur, Donald Trump, se ai ka humbur votën popullore në zgjedhjet e 8 nëntorit, për shkak të parregullsive.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka prova që mbështesin pretendimet e Trumpit, i cili ka thënë se “ka fituar votën e popullit, nëse hiqen miliona njerëz që kanë votuar ilegalisht”.

Republikani, i cili ka fituar votën vendimtare të Kolegjit Zgjedhor, nuk ka ofruar ndonjë provë për pretedimet e tij.

Komentet e Trumpit në Twitter kanë ardhur pasi kampi i rivales së tij demokrate, Hillary Clinton, ka thënë se do të mbështesë rinumërimin e votave në Uiskonsin, të iniciuar nga kandidatja e Partisë së Gjelbër.

Clinton ka fituar rreth 2 milionë vota të popullit më shumë se Trumpi më 8 nëntor, por Trump ka siguruar 270 votat e Kolegjit Elektoral, të nevojshme për të fituar presidencën.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

stacion-treni-los-angelos

Kërcënim me bombë në një stacion treni në Los Anxhelos

FBI ka paralajmëruar gjatë ditës së hënë se stacioni i trenit në ...