Rreziku nga uji, Shtabi i Emergjencave: Banorët e evakuar të mos kthehen në shtëpi

Aktualitet

permbytje-gjirokasterReshje të dendura shiu kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, ndërsa pritet të përkeqësohet situata nga përmbytjet në jug. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të cilët u evakuuan përgjatë tre ditëve të mos rikthehen në banesat e tyre pasi pritet përkeqësimi i situatës.

Shtabi i Emergjencave u kerkon banorëve që të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat e emergjencave civileve, me Policinë e Shtetit me të gjithë të përfshirët në këtë proces, për tu evakuuar, në rast paralajmërimi. Ndërsa veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës dhe arkullimi i mjeteve është i vështirë. Autoritet rrugore rekmandojnë pë-rdorimin e zinxhirëve për shkak të ngricave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të martën, Ministria e Brendshme njoftoi se një sipërfaqe prej 5 mijë hektarësh në mbarë vendin ndodhej nën ujë për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit. Me anë të një njoftimi për shtyp u bë e ditur se ishin evakuuar 420 familje dhe se kishte nisur shpërndarja e ushqimeve për familjet në zonat më të goditura, kryesisht në fshatin Novoselë.

Ndërkohë në të gjitha qarqet e vendit janë ngritur Komisionet e Emergjencës për t’u ardhur në ndihmë banorëve të rrezikuar. Ministria e Brendshme deklaroi se gjendja ishte nën monitorim. Qeveria njoftoi dy ditë më parë se ka kërkaur mbështejten e Bashkimit Europian për t]ë përballuar situatën.

“Kemi pasur një kontakt që në orët e para të mëngjesit, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Integrimit, me partnerët tanë, Bashkimin Europian, me komisionerin për Ndihmat Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, si dhe me komisionerin për Fqinjësinë e Mirë dhe Zgjerimin. I kemi njohur me situatën e përmbytjeve të fundit, kemi kërkuar gjithashtu mbështetje. I kemi informuar paraprakisht për situatën në të cilën ndodhemi dhe do të shfrytëzojmë edhe këtë mundësi, edhe këtë kanal mbështetjeje, i cili mbështet emergjencat në dy faza, në fazën e parë me një ndihmë të shpejtë dhe pastaj, në varësi edhe të dëmeve të shkaktuara dhe të raporteve që do të gjenerohen nga strukturat e emergjencave civile, planifikohen edhe mbështetje të tjera”, deklaroi të hënën në mbrëmje pas mbledhjes së qeverisë, Zv.Kryeministri Niko Peleshi.ATA

ME TE LEXUARAT