Vrau ekonomistin italian se i prishi gjumin, 30 vite burg shqiptarit

italianiiiPerkunder protestave në rrugë, apo dhe letrës që bëri nëna e italianit të vrarë për presidentin, asgjë nuk ndryshoi. Shtetasi 44-vjeçar Lorenc Prifti u dënua me 30 vite burg.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Isabella De Angelis, pasi për shqiptarin u pranua procesi i shkurtuar. Fillimisht prokurorët kishin kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm.

Lorenc Prifti u shpall fajtor për vrasjen e ekonomistit Francesco Maria Pennacchi. Gjykatësja dhe prokurorët thanë se bukëpjekësi shqiptari kishte vepruar me gjakftohtësi.

Zanafilla e krimit ka qene me një festë në studion e financierit italian Francesco Maria Pennacchi, 32 vjeç, në zonën e Velletri (Romë). Dhe shkak është bërë zëri i lartë i muzikës që shqetësonte fqinjin shqiptar, Lorenc Priftin, me profesionin e furrtarit.

Festa e Francesco Maria Pennacchi ka shqetësuar dhe prishur gjumin e familjes së shqiptarit Prifti, që jetonte me gruan dhe një fëmijë, ndërsa punonte në një nga furrat më të njohura të zonës për prodhimin e bukës.

Shqiptari i ka kërkuar Penacchit dhe miqve të tij që të ulnin zërin e muzikës. Këtu ka lindur debati mes tyre dhe më tej nisi një sherr e përleshje.

Prifti ka shkuar në apartament duke marrë një thikë të madhe në kuzhinë. Ai e ka goditur 32-vjeçarin disa herë dhe është arratisur nëpër rrugicat e Velletres.

Karabinierët mundën ta kapnin shqiptarin pak minuta më pas në rrugët e qytezës dhe nuk ka bërë rezistencë, teksa ka pranuar se e kishte goditur italianin./klan

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-rrugore

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në një ...