Shqiptari vdes në punë, kolegu e shtyp aksidentalisht me pirun

shqiptari-pirunHumb jeten ne pune ne Itali një 43-vjeçar shqiptar.

Sipas policise, ngjarja ndodhi në Itali në Fossano, ku shqiptari me inicialet G. R., ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar në ish-uzinën “Radici” në rrugën “Vëllezërit Cairoli” në Cremona.

Shkaqet e aksidentit në punë që i mori jetën shqiptarit janë ende të paqarta, por sipas hetimeve të para dyshohet se 43-vjeçari u shtyp aksidentalisht nga një pirun, i cili drejtohej nga kolegu i tij.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte duke punuar rikonstruksionin e një ndërmarrje tekstili në momentin kur ndodhi ngjarja. Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë, por nuk arritën të mbajnë të gjallë 43-vjeçarin. Për arsyet e ngjarjes po vijojnë hetimet, por pista kryesore është ajo e shtypjes nga piruni.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...