Shqiptari ecën me shpejtësi rekord 242 km/orë, arrestohet nga policia spanjolle

Aktualitet

shqiptari-makineNjë shtetas shqiptar që udhëtonte me shpejtesi tejet te larte, 242 kilometra në autostradë është arrestuar nga policia spanjolle.

Behet me dije se në pranga ka përfunduar një 26 vjeçar shqiptar, i cili po udhëtonte me shpejtësi të “çmendur” në autostradë Ap-7, ku kufiri maksimal i shpejtësi është 120 kilometra në orë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autostrada ndodhet në qytetin Girona të Riudellots de la Selva, në Katalonjë. Rasti është regjistruar të martën, ndërsa shqiptari është arrestuar ditën e djeshme (17 nëntor), ndaj të cilit rëndojnë dy akuza.

Shqiptari u zbuloi të udhëtonte me shpejtë tej normave të lejuara rreth orës 15:11 minuta të së martës në dalje të Girona Oest.

Shtetasi shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka rezultuar negativ pas testit të alkoolit dhe drogës. Ai është dërguar në komisariat, ndërsa po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

ME TE LEXUARAT