Arrestohet shqiptari në Romë, Policia i gjen 2 kg drogë e 8 mijë Euro

Kliko per me shume info

policia italianeNjë shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia në Romë, pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, arrestimi i 38-vjecarit u bë pas vëzhgimit të një motori që qarkullonte në mënyrë të dyshimtë në Via Cipro. Pasi i afrohet policia, shqiptari braktis mjetin.

Kliko per me shume info

Gjatë kontrollit të motorit, policia ka sekuestruar brenda pjesës së pasme rreth 2 kilogramë hashash, që ishte i ndarë në 20 pako.

Policia ka njoftuar se pas 48 orë kërkime, ka zbuluar identitetin e tij, ndërsa në një banesë janë gjetur edhe 8150 euro, para që dyshohen se kanë ardhur si shkak i aktivitetit të shitjes së drogës.

Shqiptari i është nënshkruar paraburgimit, ndërsa është dërguar në burgun “Regina Coeli” në pritje të procesit gjyqësor.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here