S’ishte në punë, por bënte jetë luksi, ja cfarë gjeti policia në shtëpinë e shqiptarit

shqiptari-luks-italiNjë shqiptar në Itali, i quajtur Sandër Marku jetonte në kushte shumë të mira ekonomike, por nuk kishte një punë që t’ja siguronte këtë jetë luksoze.

Kjo ka qenë arsyeja se pse Marku është mbajtur nën vëzhgim nga ana e karabinierëve.

Policët kanë vënë re se shqiptari harxhonte shumë para, teksa kalonte shumicën e kohës në komunën e Fanos, në Itali.

Marku çdo natë kontaktonte me një numër të madh personash dhe i takonte ballë për ballë dhe jo përmes kontaktit telefonik. Mediet italiane shkruajnë se shqiptari bënte një jetë tepër të mirë, në raport me të ardhurat. Karabinierët e pikasin një natë, teksa Marku i jepte sasi droge një mikut të tij.

Forcat policore, pas kësaj kanë ndërhyrë në mënyrë të shpejtë dhe e kanë arrestuar Markun në kushtet e flagrancës. Gjatë kontrollit në banesë, Sandër Markut i janë gjetur 50 gramë kokainë, para të gatshme, mjete të prerjes së drogës etj.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

shqiptaret-greqi

Ja kush janë 33 shqiptarët që “mbytën” Greqinë me drogë (EMRAT)

33 shqiptarë kanë rënë në pranga gjatë superoperacioni të Policisë greke të ...