Përdori dy vajza të mitura si prostituta, arrestohet shqiptari

prostituta16Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia Italiane në Bergamo.

Shtetasi Samuel Kola sipas policise, kërkohej nga autoritetet italiane për një rrjet prostitucioni.

Ai eshte dënuar me 7 vite burg për skllavërim dhe për prostitucion, të dy vajzave të moshës 15 dhe 16 vjeç, rumune. Bëhet fjalë për një veprimtari që në vitin 2005.

Vajza me iniciale L. dhe A., dy rumune, mbërritën në Itali në janar të vitit 2005. Me arsyetim se do punonin në një piceri, ato u futën në rrugën e prostitucionit.

Ato u shitëm për 1 mijë euro tek shqiptarët Samuel Kola dhe Artur Sulejmani. Dy shqiptarët, sipas policisë italiane i keqtrajtuan vajzat ndërsa i detyronin të bënin seks me burra të moshuar.

Fitimet nga prostitucioni ndaheshin mes dy shqiptarëve. Vajzat u “liruan” nga duart e dy shqiptarëve në 24 mars të vitit 2005.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vrau shqiptarin e plagosi një tjetër, jepet dënimi pas 20 vitesh për 37-vjeçarin

Një kurd 37-vjeçar është dënuar me katër vjet e tre muaj burg, ...