Shqiptari niset me skaf nga Italia në Shqipëri, por e lë karburanti. Ndihmë me anije e helikopter

Aktualitet

policia-kufitarePolicia kufitare, forcat detare, një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes janë përfshirë në një operacion shpëtimi mëngjesin e sotëm.

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Adrian Jahaj është nisur nga Italia me skafin e tij privat për në Shqipëri, por e ka lënë karburanti në det të hapur, në afërsi të Vjosës. Me të marrë informacionin Policia Kufitare ka kërkuar ndihmë tek QNOD.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Forca Detare ka vënë në lëvizje 2 anije nga Sazani e Pashalimani ndërsa operacioni i Policisë Detare vijon pavarësisht se kushtet atmosferike nuk paraqiten të mira. Sipas informacioneve në operacion është përfshirë në operacion dhe një helikopter ‘COUGAR’.

ME TE LEXUARAT