Shqiptari habit policine italiane, ja ku e fshehu kokainën 100 mijë euro

droga166Një shpërndarë droge 35 vjeçar me origjinë nga Shqipëria u arrestua të enjten nga Guardia di Finanza në një zonë të Venecias pranë Piazza-s.

Pas e ka ndjekur për një kohë, policia e ka pikasur teksa i ka dorëzuar disa doza kokainë një gruaje 53 vjeçare italiane të afërsi të urës në Canonica.

Në xhepin e tij, u gjetën 7 doza të gatshme për t’u shitur. Policia nuk u ndal me kaq, pasi ishin të bindur se kishin goditur një protagonist me peshë në shpërndarjen e kokainës në zonë.

Policia zhvilloi kontrolle edhe në banesën e tij, ku gjeti disa doza kokainë në një mjet elektroshtëpika, ndërsa 30 doza kokainë u gjetën në këmbët e një stoli portativ plastik.

E gjithë vlera e lëndës narkotike kap shifrën e 100 mijë eurove nëse do të shitej në treg.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...