EMRI/ Identifikohet shqiptari i gjendur i vdekur në Janinë

policia-grekeTrupi i pajetë i një shqiptari është gjetur nga Policia greke në Janinë.

Nga mediat greke bëhet me dije se viktima është gjetur në fshatin Kiparisia, në një zonë bujqësore pranë kufirit greko-shqiptar, ndërkohë bëhet me dije se ka në trup plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Mendohet se viktima është Pandeli Sela 40-vjec. Trupi i pajetë u gjet në një zonë në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Njëkohësisht policia greke ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje. Edhe pse nuk jepen detaje më shumë, policia vendase ka bërë të ditur se ai ishte deklaruar i humbur disa ditë më parë nga familjarët./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...