Vrau italian se i prishi gjumin, nëna: Dua dënim kapital për shqiptarin

Aktualitet

fototNëna e financierit italian Francesco Maria Pennacchi, i vrarë nga shqiptari Lorenc Prifti i ka shkruar një letër presidentit italian, Sergio Mattarella. Ajo kërkon drejtësi për djalin e vrarë duke kerkuar denim kapital ndaj shqiptarit.

Gjatë seancës së 28 tetorit, prokurorët kërkuan burgim të përjetshëm për shqiptarin. Por avokatët e shqiptarit 44-vjeçar kanë kërkuar gjykim të shkurtuar dhe me këtë rast, masa e dënimit shkon në 30 vite.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne lidhje me ceshtjen, do të vendoset në seancën gjyqësore të 25 nëntorit. Maria Isabella De Ninno në letrën e saj kërkon një dënim shembullor për shqiptarin dhe jo falje të dënimit, siç e quan ajo gjykimin e shkurtuar.

Zanafilla e ngjarjes ka nisur me një festë në studion e financierit italian Francesco Maria Pennacchi, 32 vjeç, në zonën e Velletri (Romë). Shkak është bërë zëri i lartë i muzikës që shqetësonte fqinjin shqiptar, Lorenc Priftin, me profesionin e furrtarit.

Festa e Francesco Maria Pennacchi ka shqetësuar dhe prishur gjumin e familjes së shqiptarit Prifti, që jetonte me gruan dhe një fëmijë, ndërsa punonte në një nga furrat më të njohura të zonës për prodhimin e bukës. Shqiptari i ka kërkuar Penacchit dhe miqve të tij që të ulnin zërin e muzikës.

Këtu ka lindur debati mes tyre dhe më tej nisi një sherr e përleshje. Prifti ka shkuar në apartament duke marrë një thikë të madhe në kuzhinë. Ai e ka goditur 32-vjeçarin disa herë dhe është arratisur nëpër rrugicat e Velletres.

Karabinierët mundën ta kapnin shqiptarin pak minuta më pas në rrugët e qytezës dhe nuk ka bërë rezistencë, teksa ka pranuar se e kishte goditur italianin.klan

ME TE LEXUARAT