Dyshimet për lidhje me ISIS, shqiptari dëbohet nga Italia

polici-italianeShteti italian ka dëbuar nga territori i saj kosovarin Gafurr Dibrani, i cili kishte qenë në gjykatë, për të dhënë llogari si i dyshuar për terrorizëm dhe se më pas ishte lënë i lirë, për shkak se nuk ka pasur prova kundër tij.

Shqiptari në fjalë, Dibrani dyshohet se është një përkrahës i ISIS, madje edhe se ai ka marrë pjesë edhe vetë në luftën e kësaj organizate në Siri dhe në Irak. Ai kishte jetuar për 10 vjet në Fiese, vendbanim ky shumë pranë Breshias. Ministri i Brendshëm i Italisë Angelino Alfano ka thënë se ka dyshime se Dibrani ishte i lidhur me një grup marokenësh, që kishin simpati për ISIS.

“Personi në fjalë ka lidhje me organizata të rrezikshme, të përbërë më shumë nga marokenë. Dibrani është larguar në vitin 2013 nga Breshia dhe se ka shkuar në Siri e në Irak, ku i është bashkuar milicisë së shtetit të vetëshpallur të IS”, ka thënë kreu i Ministrisë së Brendshme italiane, raporton agjencia e lajmeve italiane ANSA.

Alfano ka shtuar se gjithashtu edhe një pakistanez 42-vjeçar është dëbuar nga Italia për shkak të rrezikut që paraqiste. Sipas Alfanos, janë gjithsej 127 persona që janë larguar nga territori i Italisë për shkak se dyshoheshin si persona të lidhur me grupet ekstremiste.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për ...