Shqiptari në aksion për vjedhjen e biznesmenit të njohur, ja cfarë shkoi keq

23
Kliko per me shume info

Dy persona kanë bere përpjekje për të thyer shtëpinë e një sipërmarrësi të famshëm Hennie van der Most në Gorssel të Holandës.
Agjentët e policisë mundën të arrestojnë një person të dyshuar, ndërsa është ende në kërkim edhe një person i dytë.

Kërkimet e zhvilluara edhe me helikopter, bënë të mundur arrestimin e një 44 vjeçari nga Shqipëria, i cili ishte fshehur në një pyll. Mediat vendase shkruajnë se ai banonte përkohësisht në Doetinchem.

Kjo është hera e katërt që tentohet të vidhet banesa e biznesmenit të njohur. Në rastin e fundit, ai i vuri re grabitësit nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Kliko per me shume info

Ai pa dy personat me diçka në duar, duke lajmëruar menjëherë policinë. Biznesmeni jeton në një shtëpi të madhe në Zutphenseweg.
“Menjëherë njoftova policinë, kur i pashë. Ata u përpoqën të hapnin dritaret”, tha sipërmarrësi. Shqiptari i arrestuar u dërgua në qendrën e paraburgimit në Doetinchem.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here