Shqiptari me gruan italiane drogojnë të moshuarin, tentuan ti vjedhin 600 mijë euro

Aktualitet

shqiptaretttNjë shqiptar u arrestua nga autoritetet italiane me akuzën e vjedhjes dhe mashtrimit.

Sic ben me dije policia, 44-vjeçari shqiptar me inicialet G.M. së bashku me bashkëjetuesen e tij italiane, mashtruan dhe zhvatën një të moshuar 76-vjeçar në Vercelli të Italisë, pasi e kishin droguar ate.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas AvellinoToday, çifti e kishte njohur të moshuarin në një bar në zonën ku jetonin. Duke qenë se 76-vjeçari kishte probleme me alkoolin, çifti e bindi të moshuarin të kujdeseshin për të.

Në momentin që u transferuan në shtëpinë e tij, ata arritën t’i vidhnin 110 mijë euro. Dyshja ishte gati të vinte dorë mbi 600 mijë euro të tjera të cilat i moshuari i kishte të depozituara në Zvicër.

Ka qene vajza e 76-vjeçarit zbuloi planin djallëzor në momentin e duhur duke i denoncuar në polici. Gjatë kontrollit të karabinierëve në banesën e çiftit, u sekuestrua edhe një pistoletë.

ME TE LEXUARAT