Shqiptari arrestohet me heroinë në ishullin grek sapo zbriti nga trageti

droge-greqiNjë shtetas 41 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke në ishullin Koso, pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike me qëllim trafikimin e saj.

Policia greke sqaron se shqiptari mbërriti në mëngjes në ishullin Kos nëpërmjet tragetit të nisur nga Pireu. Ai ishte vënë nën mbikëqyrje me të hipur në traget.

Synimi i tij ishte të udhëtonte në drejtim të Kalymnos, ndërsa u prangos menjëherë nga forcat e rendit. Gjatë kontrollit fizik, atij ju kap 551 gram heroinë, kartë identiteti greke false si dhe dy telefona celularë. Ai do të dalë përpara prokurorit publik në Kos.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

gruajaaa

Burri doli nga burgu për ti thënë live se e donte, ja reagimi i gruas

Eni Cobani ka publikuar sot nje video nga emisioni i djeshem “Shihemi ...