Shqiptari i shumëkërkuar çan postbllokun e policisë greke, por e pëson keq

Aktualitet

droge-shkoderShqiptari tenton t’i shpëtojë postbllokut të policisë, por e pëson keq, pasi përplaset me barrierat e rrugës dhe plagoset. Ky ka qenë fati i një shqiptari të shumëkërkuar nga policia greke.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kallpaq, në aksin Kakavijë-Janinë. Burime zyrtare bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga 39-vjecari shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende si dhe një pasagjere greke, 22 vjeçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të njëjtat burime theksojnë se pasi ka çarë postbllokun, mjeti është përplasur fort me barrierën e rrugës, duke shkaktuar plagosjen e shqiptarit dhe mikeshës greke. Fill pas kësaj, ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Janinës.

Raportohet se shqiptari rezulton të jetë i shumëkërkuar për rastin e ndodhur në datë 1 nëntor, kur një mjet nuk iu bind policisë greke në Janinë dhe u gjet më pas i braktisur me 10.5 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.balkanweb

ME TE LEXUARAT