Kthen shtëpinë në depo armësh e droge, arrestohet shqiptari në Itali

arme-makinePolicia italiane ka arrestuar në shqiptar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një depo e tërë me armë, drogë e municione.

Shqiptari kishte ngjallur dyshime tek policia italiane pasi hynte dhe dilte me nxitim nga banesa ku jetonte.

 

Ngjarja ka ndodhur në “Via Monti” në Brescia, ndërkohë që policia njofton se 30-vjecari shqiptar ishte person me precedentë të mëparshëm penal.

Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit, policia vendase gjeti 4 kilogramë kokainë, 12 kg marijuanë të paketuar, aparate për paketimin e drogës. Gjithashtu u zbuluan edhe armë, dy revole të vjetra si dhe rreth 500 fishekë.

Ai furnizonte me drogë disa disko në qendër të Brescia-s. Sipas policisë, nëse lënda narkotike do të shitej me pakicë, do t’i sillte përfitim një shumë prej 1 milion euro të ardhura.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Operacion antidroge në Athinë, sekuestrohen lëndë narkotike, në pranga shqiptari

Një 51- vjeçar nga Shqipëria përfundoi në pranga pasi iu gjet një ...