Shqiptarëve në Greqi i vjedhin mbi 5 mijë euro, por nuk mbaron me kaq

shqiptaret-greqiNjë familje shqiptare, e cila banon në Athinë, ndodhet në mes të katër rrugëve pas një grabitje të bërë paraditen e sotme. Të gjithë pjesëtarët e familjes kanë qenë jashtë shtëpisë, ndërsa kur kryefamiljari është kthyer ka parë që shtëpinë e tij e kishin grabitur dhe shkatërruar, siç duket edhe në videon e mëposhtme.

Por, tmerri për këtë familje nuk mbaron këtu. Ata kanë lajmëruar policinë greke për vjedhjen, por askush nuk ka shkuar për të marrë të dhënat apo dëshminë mbi grabitjen e ndodhur.

Raportuesi e quan këtë veprim një nënvlerësim të policisë greke ndaj shqiptarëve, ndërsa u bën thirrje televizioneve, Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm të reagojnë për këtë injorim që po u bëhet atyre nga ana e policisë greke, e cila nuk ka denjuar as të shkojë në shtëpinë e grabitur.

Kryefamiljari ka raportuar pranë JetaOshQef ngjarjen e shëmtuar dhe reagimin aspak normal të policisë greke, ndërsa shton atyre u janë grabitur mbi 5 mijë euro, 450 mijë lekë të vjetra, bizhuteri dhe dokumentet.

Prsh JOQ. Jam emigrant në Athinë. Sot në orën 10:30 të mëngjesit më kanë vjedhur shtëpinë.

Nga ora 10:30 që është njoftuar policia deri më tani nuk më ka ardhur as një ndihmë nga ana e policisë greke.

Kërkoj ndihmën e të gjitha televizioneve shqiptare të më ndihmojnë se jam në mes të katër rrugëve. Ju lutem vini në dijeni Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin. Mundësisht njoftoni dhe televizionet greke. Ky është nënvlerësimi i policisë greke ndaj emigrantëve shqiptarë. ­

Vjedhja është bërë në mëngjes kur nuk kishte njeri në shtëpi?

Po, shtëpia ka qenë vetëm pasi ne kemi qenë në punë. ­

Pak a shumë, cila është shuma në total e grabitjes?

Mbi 5000 euro, 450 mijë lekë të vjetra, bizhuteritë dhe dokumentet. ­

Keni pasur ndonjë problem me dikë, apo s’keni asnjë dyshim mbi grabitësin? Sepse është i dyshimtë fakti që ju kanë marrë edhe dokumentet.

Nuk kemi asnjë lloj dyshimi për arsye se ne nuk kemi patur as edhe një konflikt me asnjë, kam qenë dhe jam i nderuar me shtetin grek dhe me popullin grek vlla. /Joq

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për ...