Kapen dy shqiptarë me kokainë në doganën e Follorinës

Kliko per me shume info

kokaine-follorineDy shqiptarë janë arrestuar nga policia e Follorinës pasi janë përpjekur të fusin nga Shqipëria në Greqi 2 kg kokainë.

Ata e kishin ndarë dhe paketuar sasinë e lëndës narkotike në dy breza të cilët i kishin fshehur poshtë rrobave të tyre, por janë zbuluar nga policët e Antidrogës kur kanë kryer kontrollin trupor.

Kliko per me shume info

Përveç 2 kg e 52 gramë kokainë, atyre u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre telefonë celularë, 1.030 euro dhe një sasi kartëmonedhash shqiptare.

Policia greke po heton për të verifikuar nëse dy shqiptarët janë pjesë e një rrjeti trafikantësh që sjell drogën nga Shqipëria në Greqi e më pas në vendet e tjera europiane.

Të arrestuarit, përkatësisht 32 dhe 33 vjeç, do të dërgohen në Prokurorinë e Kosturit ku do të përballen me aktakuzën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here