Shqiptarët kapen me 1.5 milionë euro kokainë, çelësat gjenden në reçipeta

itali-drogeNjë çift shqiptar u arrestua nga policia italiane në Vanchiglia.

Sipas burimeve, në pranga përfunduan shtetasi Arbër Saliasi, 27 vjeç dhe Kleodora Balla, 28-vjeçe, banues në Corso Regina Margherita.

“La Stampa” raporton se çifti u arrestua për posedimin e një sasie prej 7 kg kokainë, e ndarë në 2 pako të mëdha dhe 6 pako të vogla.

Policia ngriti dyshimet kur kontrolluan çantën e gruas ku gjetën disa fatura energjie.

Forcat e rendit gjeten çelësat e banesës në reçipetat e të arrestuarës, e cila mohoi rastin.

Agjentet e antidroges, sekuestruan edhe 34 300 euro. Nëse lënda narkotike do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 1.5 milionë eurove.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sherri mes të rinjve, breshëri plumbash lokalit në Burrel

Breshëri plumbash janë derdhur në drejtim të një lokali në Burrel. Ngjarja ...