Greqi, kapen pesë shqiptarë me 74 kg kanabis

Aktualitet

policia-greke-drogePesë shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në rajonin e Follorinës mëngjesin e sotëm. Ata ishin emigrantë të parregullt nga mosha 21 deri 43 vjeç.

Policia greke sqaron se shqiptarët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Forcat e rendit kane arritur të sekuestrojë një sasi prej 74 kg kanabis sativa të ndara në 53 pako. Policia ka sekuestruar edhe 4 telefona celularë. Të arrestuarit do të dalin përpara prokurorit të Kosturit.

ME TE LEXUARAT