De Biazi: Shqipëria ende po vuan nga Europiani

Sport

debiasi-2016Pas një periudhe qetësie pas humbjes me Izraelin, trajneri i përfaqësueses, Xhani De Biazi, në një intervistë për “Top Channel”, analizon një nga disfatat më të dhimbshme ndoshta që nga periudha kur drejton kombëtaren tonë. Por kjo nuk është më përfaqësuesja e Europianit të Francës dhe kësaj gjëje De Biazi thotë se i trembej më parë.

“Unë mendoj se si të gjitha qeniet njerëzore, pasi kanë arritur një sukses të madh, të rikthehesh në një garë të re, në një tjetër realitet, në një tjetër sfidë është shumë më e vështirë nga sa duket. Ky është kundërshtari ynë më i madh. Kjo ka qenë gjëja e parë që unë i kanë thënë lojtarëve në momentin e parë që jemi takuar pas Europianit. Ne të gjithë jemi të bindur se po bëjmë të njëjtën gjë, po stërvitemi në të njëjtën mënyrë, por mungon ajo shkëndija që duhet për të arritur objektivin”, thekson De Biazi.

Edhe pse nuk është i bindur se Mavraj, Hysaj apo Berisha e të tjerë lojtarë luajnë më mirë me klubet se tek përfaqësuesja, ai ka një paralajmërim për këdo lojtarë që guxon të bëj një dallim të tillë. “Trajneri është aty për të parë, ka sytë për të parë dhe i sheh të gjitha çfarë funksionon dhe çfarë jo, për këtë arsye më pas bëhen zgjedhje, por edhe kur bën zgjedhja del dikush që gjithmonë do të sulmojë për njërin apo tjetrin që lë jashtë. Mos mendoni që ne punojmë kur grumbullohet ekipi, ne punojmë çdo ditë për atë listë që publikohet”, shprehet trajneri italian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas humbjes me Izraelin, disa nga lojtarët e kombëtares dhe jo vetëm ia atribuuan humbjen terrorit policor, por ndryshe mendon trajneri. “Jooo, këto janë budallallëqe. Policia ishte për ne, siç ishte edhe për ata, nuk ndryshon asgjë. Te mos fshihemi pas gishtit. Ndeshjen e humbëm, sepse pësuam atë gol të parë që mund ta evitonim. Mund evitonim aksionin nga lindi goli, nga një top i gjatë 50 metra, që nuk mund të kalojë kurrsesi ashtu”, vë në dukje De Biazi.

Ditët e fundit mediat italiane flasin për një debat të De Biazit që lidhej me mosarritjen e qëllimit për të drejtuar Italinë, por për italianin kjo çështje ka mbaruar. Fakti i lakimit të emrit të tij për shumë pankina që tronditen kryesisht në Itali, kanë bërë të mendohet se motivimi i tij nën drejtimin e pankinës kuq e zi ka rënë, por ndryshe mendon De Biazi.

“Mendoj qe jam shumë herë më i motivuar tani se sa në ditën e parë që kam ardhur, sepse kjo skuadër është një krijesë që u formua nga hiçi dhe është bërë dikushi. Është bërë diçka e rëndësishme, aq sa askush nuk e priste që Shqipëria të shkonte në ato nivele”, tha ai.

Në fund të intervistës De Biasi i rikthehet edhe një herë çështjes së tifozëve, duke i mbështetur në kauzën e tyre, por njëkohësisht duke shpresuar në mbështetjen e tyre. “Unë e mbështes tifozerinë me problemet që ata kanë, sepse unë mendoj që tifozët tanë janë shumë të veçantë. Por duhet të kuptojnë që ndeshja me Izraelin kishte një specifikë të veçantë, sepse ishte një shënjestër e akteve terroriste. Shpresoj që në ndeshje të tjera të mos ketë aq shumë kontrolle persekutuese që janë kundër frymë së sportit”, u shpreh De Biazi./Tch/

ME TE LEXUARAT