Shqipëria u refuzon hyrjen në kufi tifozëve të kombëtares nga Maqedonia

shverceratShqipëria i ka refuzuar hyrjen në territorin shqiptar një numri të madh bashkombasish nga Maqedonia. Grupi i quajtur “Shvercerat” janë ndaluar sot në kufi dhe për këtë ekziston edhe një dokument i nxjerrë nga Ministria e Punëve të Brendshme Shqiptare.

Siç mësohet, ata ishin nisur sot drejt Elbasanit për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Izrael, por nuk janë lejuar në kufi të hyjnë në territorin shqiptar.

Në këto dokumente refuzimi, nuk bëhet e qartë motivacioni pse shqiptarët nga Maqedonia nuk duhet të hyjnë në territorin shqiptar.

Por burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur për “BalkanWeb” se nuk bëhet fjalë për një refuzim masiv por vetëm të atyre që njihen si pjesëtarë të tifogrupit “Shvercerat”, të cilët sipas policisë shqiptare mund të shkaktonin sot incidente në “Elbasan Arena”.

Ndaj dhe masat e sigurisë të ndërmarra për ndeshjen Shqipëri-Izrael, sipas policisë janë dhe arsyeja e refuzimit të përkohshëm të hyrjes në territorin shqiptar të shtetasve nga Maqedonia.

Pjesëtarët e tifogrupit “Shervercerat”, që më herët kanë marrë pjesë edhe në të tjera ndeshje futbolli të kombëtares shqiptare nuk kanë shkaktuar incidente si edhe as kanë hedhur parrulla apo fyerje në baza nacionale, fetare apo racore ndaj ekipeve me të cilët ka luajtur Shqipëria. Për këtë shkak edhe bllokimi i tyre në kufi mund të konsiderohet me të drejtë si i pavend për më tepër që këtë fenomen shqiptarët e kanë denoncuar vazhdimisht në raport me autoritetet e Greqisë që e kanë kthyer në modë kthimin e shqiptarëve në kufi.

Për fat të keq, modelin grek duket se po e ndjekin edhe autoritetet shqiptare, që për ironi të fatit shpallin ‘non grata’ në Shqipëri jo shtetas të huaj por bashkëkombasit e tyre.balkanweb

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

balotelli

Një milion paund për Balotellin, që…të mos pështyjë kundërshtarin

Në kontratën e Mario Balotellit, me Liverpulin ekzistonte një klauzolë që shpërblente ...