Shqipëria feston 104-vjetorin e Pavarësisë, urimi i kryeministrit Edi Rama

rama-urimiShqipëria feston sot 104-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Me rastin e kësaj feste, në të gjithë vendin janë parashikuar aktivitete festive dhe perkujtimore.

Nga ana tjeter, me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama uroi të gjithë shqiptarët.

“GËZUAR DITËN E PAVARËSISË! Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar! Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë!”

Shqipëria u shpall e pavarur në Vlorë, më 28 nëntor 1912, nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lindita Nikolla letër mësuesve: Sa do t’ju rriten rrogat

Ministria e Arsimit nëpërmjet një letre të gjatë dedikuar çdo mësuesi thotë ...