FMN-ja një lajm të mirë: Shqipëria do ketë rritjen më të lartë të ekonomisë në Ballkan

UntitledNë muajt e fundit të këtij viti, Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se vitin e ardhshëm Shqipëria do të rikthehet të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në Ballkan. Duke publikuar raportin mbi zhvillimet ekonomike në Europën Qendrore dhe atë Juglindore, FMN-ja tregon qartazi një rritje të ekonomisë Shqiptare. Sipas raportit, prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet vitin e ardhshëm me 3.7 për qind, duke lënë pas të gjitha ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat do të kenë një rritje më të ulët.

Po ashtu, sipas FMN-së, rritja e parashikuar ekonomike për Shqipërinë do të jetë e dyta më e larta në të gjitha vendet ish-komuniste të Europës Lindore. Vetëm Rumania parashikohet të ketë një rritje ekonomike lehtësisht më të lartë se Shqipëria, me 3.8 për qind, ndërsa në të gjitha vendet e tjera prodhimi do të rritet më ngadalë. Shqipëria e humbi statusin e ekonomisë më dinamike në rajon pas vitit 2012, kur rritja e prodhimit ra në mënyrë drastike, duke cekur shifrën minimale 1 për qind. Por, sipas FMN-së, në tri vitet e fundit ekonomia është rimëkëmbur gradualisht, edhe pse me ritme të ngadalta, falë investimeve të huaja në projektet madhore si TAP apo kaskada e Devollit, por edhe rigjallërimit të konsumit privat.

Por, edhe pse rikthehet në krye të rajonit, sërish rritja ekonomike e vendit mbetet më e ulët nga ajo e viteve të para krizës, kur prodhimi kombëtar është rritur mesatarisht me 6 për qind në vit. Sipas FMN-së, ekonomia shqiptare pritet të përshpejtohet gradualisht deri në 4.2 për qind, ndërsa normat e rritjes përpara krizës nuk mund të arrihen më, për shkak se bota ka hyrë në një normalitet të ri ekonomik, ku të gjitha vendet rriten më ngadalë

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

BE i dhuron Doganave shqiptare 8 makina me mjete speciale antikorrupsion

Bashkimi Europian ka dhuruar 8 automjete të specializuara me pajisje profesionale për ...