Zyrtarizohet Dhoma e përbashkët e Tregtisë Shqipëri-Serbi

shqiperi-serbiDhoma e përbashkët e Tregtisë Shqipëri-Serbi është celebruar mbrëmjen e së enjtes, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, ku biznesi serb prezantohet me një pavion të veçantë.klik-19

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj duke përshëndetur krijimin e Dhomës së përbashkët të Tregtisë Shqipëri-Serbi, u shpreh se formalizimi i kësaj dhome tregtie do te afroje bizneset e dy vendeve tona dhe do te beje me shume se sa kemi bere ne politikanet per ekonominë.

Ai shprehu mbështetjen për rrugëtimin e këtij e te ardhmen e këtij institucioni.

Luan Bregasi Kryetar i Unionit të Dhomave të Tregtisë të Shqipërisë dhe homologu i tij serb, Miroyub Aleksio, në ceremoninë e zyrtarizmit të Dhomës së përbashkët të Tregtisë Shqipëri-Serbi, u shprehen se, ky është një hap në ndihmë të biznesit të të dy vendeve, që kontribuon në të mirë të ekonomive të shteteve respektive.

Gjatë fjalës së tij Bregasi falenderoi Ambasadorin e Serbisë në Shqipëri për kontributin dhe mbështetjen që i ka dhënë krijimit të Dhomës së përbashkët të Tregtisë Shqipëri-Serbi, e cila do të jetë e aftë të bëjë më shumë për sipërmarrjen.klik-21

Ndërsa kryetari i Dhomës se Tregtisë së Serbisë, Miroyoub Aleksisu shprehu bindjen se ky bashkëpunim i ri mes bizneseve do të shtojë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve dhe do të jetë një institucion në mbështetje të interesave të biznesit.

Krijimi i shoqatës së përbashkët është iniciuar nga biznesmenë të Serbisë si dhe është mbështetur nga Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë, Dhoma e Tregtisë së Tiranës, si dhe shoqatave të tjera të biznesit në Shqipëri.

Prezenca e kompanive serbe në Panairin “Klik Ekspo Group” ka kaluar më shumë se një 10 vjeçar. Tashmë çdo vit më shumë se 30 kompani zgjedhin të ekspozojnë produktet e tyre në eventin më të rëndësishëm që organizohet në Shqipëri; Panairin Ndërkombëtar të Tiranës.

Përveç turizmit dhe energjetikës, Dhoma Ekonomike e Serbisë e sheh potencialin e investimeve në Shqipëri në projektet e ndërtimit, por edhe në kërkimin e tregjeve të reja.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dogana

Doganat: Blerjet online s’tërhiqen pa paguar taksën, ja si procedura

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë publike mënyrën si do paguhet ...