Ditë e vështirë për kombëtaren, Izraeli “gjynjëzon” Shqipërinë në “Elbasan Arena”

shqiperi-izrael Kombëtarja shqiptare është mundur me rezultat 3:0 nga Izraeli në “Elbasan Arena”. Shqipëria pësoi gol që në munutën e 17-të, nga një 11 metërsh. Në minutën e 67 Izraeli dyfishoi rezultatin dhe në minutën e 84 të takimit shënoi golin e tretë. Kombëtarja për më shumë se 30 minuta ka luajtur me 9 lojtarë.

Minute pas minute:

Min 84: Shthuret Shqipëria, Izraeli shënon golin e tretë, tifozët fillojnë të largohen nga stadiumi.

Min 67: Izraeli dyfishon rezultatin, Daniel Einbinder me portë të hapur ka shtyrë topin në rrjetë.

Min 57: Portieri i sapo futur në lojë, Alban Hoxha pret penalltinë.

Min 54: Berisha godet me kokë futbollistin, ndëshkohet me karton të kuq. Del Llukaku, futet portieri Alban Hoxha.

Min 49: Taulant Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë.

Min 45: Mbyllet pjesa e parë, izraelitët në avantazh shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes.

Min 30: Llullaku ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj futbollistit të Izraelit.

Min 17: Kombëtarja shqiptare ka mbetur me 10 futbollistë që në minutën e 17 të pjesës së parë. Berat Djimsiti ka bërë një ndërhyrje ndaj kundërshtarit të tij duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Arbitri poashtu akordoi edhe një 11 metërsh, të cilin izraelitët e shëndërruan në gol.

Golin për izraelitët nga 11 metërshi e shenoi futbollisti Eran Zahavi.

Shqipëri-Izrael luhet në kuadër  të kualifikueseve të Botërorit “Rusi 2018./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohen fakte të frikshme për financat e Cristiano Ronaldos

Gazeta “El Mundo Deportivo” vazhdon të zbulojë informacione të reja rreth “parajsave ...