Ndeshja Shqipëri-Izrael, nis nga sot bllokimi i rrugëve, ja akset ku s`do ketë qarkullim

rrugeeNdeshja Shqiperi-Izrael bllokon kryeqytetin.

Policia e Tiranes njoftonë qytetarët se duke filluar nga sot më datë 10.11.2016, prej orës 17:30 deri 18:30, do të ketë bllokime përkohësisht të segmenteve Rrugore duke filluar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Rruga Internacionale kryesore Rinas – “Qafë Kashari”, Autostrada Durrës-Tiranë, duke vijuar tek mbikalimi i Kamzës, Rruga 29 Nëntori, Sheshi “Shqiponja”, Rruga “Dritan Hoxha”, Sheshi “Karl Topia”, rruga e “Durrësit”, Rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Çameria”, Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Abdi Toptani” dhe Rruga “28 Nëntori”.

Po ashtu, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe do ketë bllokim në Rrugën “28 Nëntori” dhe Rrugën “Amdi Toptani”.

“Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe përdorusve të tjerë të rrugëve”, thekson policia ne deklarate./lajmifundit.al

 

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

roma-lazio

Tensionet që shoqëruan derbin Roma-Lazio

Një ndeshje e tensionuar ku nuk munguan as zënkat ishte derbi mes ...