Analiza e ish-trajnerit: E njëjta Shqipëri e dobët, nuk kishim ide

Sport

astrit-hafiziIsh-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, është treguar shumë kritik në analizën e tij në lidhje me paraqitjen e Kombëtares në humbjen e djeshme ndaj Izraelit. Sipas tij, nuk ka shumë histori kjo përballje.

Hafizi

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk ka shumë histori kjo ndeshje, aq më shumë me kartonin e dytë të kuq takimi u bë më i lehtë për Izraelin. Humbja e qetësisë e portierit është e papranueshme, pasi kemi treguar edhe në Kampionatin Europian në ndeshjen me Zvicrën se dimë të luajmë mirë edhe me 10 lojtarë. Mbaj mend që edhe në atë ndeshje mbetëm me një lojtar më pak dhe në disavantazh, por u treguam të gjallë në lojën tonë dhe mbajtëm personalitetin e skuadrës.

Me daljen e Berishës ne humbëm shumë dhe është e pafalshme për portierin për veprimin që bëri. Më pas këtij momenti është e kotë të diskutosh për ndeshjen. Pra, pas minutës së 55-të mbaroi gjithçka për ne. Por të mos harrojmë se edhe në fillim të ndeshjes deri në minutën 18-19, skuadra ishte e tërhequr dhe e habitur. Pas përfundimit të ndeshjes është shumë e lehtë të flasësh, për vetë pozicionin tonë që është shumë komod në krahasim me atë që ishin protagonistët në fushë.

Pra, nuk do koment të tepërt, por ka disa gjëra se si përgatitet ndeshja përpara. Këtë gjë mund të diskutojmë ne. Në 20 minutat e para, ku ishim me forca të barabarta në fushë, ne nuk po krijonim ndonjë ide që të tregoheshim entuziastë në mënyrën e lojës sonë. U përsëritën të njëjtat gjëra që kemi thënë edhe më parë, për sa i përket rreshtimit, tërheqjes së thellë të disa lojtarëve. Roshi qe shumë prapa, përpos faktit se ai qe shumë aktiv në sulm.

Llullaku absolutisht nuk la asnjë gjurmë në këtë takim dhe i tërhequr prapa. Pra, e njëjta fytyrë e ekipit kombëtar si në ndeshjet e tjera. Pra, të mos gjykojmë lojën kur mbetëm me 10 apo me 9 veta, pasi në këto pozita është shumë e lehtë të diskutosh”, tha ndër të tjera Hafizi në analizën e tij në “SuperSport”.

ME TE LEXUARAT