Shpëtohet pas 10 orësh skafi, në ndihmë anija “Oriku” dhe helikopteri “Cougar”

skafiiiAnija “Oriku” që do të niset për herë të parë në një mision në Egje si pjesë e NATO-s, e kaloi provën e parë në Adriatik. Ajo u përshi ne misionin e shpëtimit të një skafi, me dy persona ne bord që vinte nga Italia dhe i kishte mbaruar karburanti në det, në mision u përfshi edhe një helikopter Cougar.

Pas gati 10 orësh kërkimi në det të trazuar që arrinte deri në 6 ballë, forcat detare gjetën skafin, i cili kishte mbetur në veri-perëndim të Sazanit për shkak të mbarimit të karburantit.

Kapiteni i anijes “Oriku”, Ilir Çobo shpjegoi vështirësitë e operacionit të kërkim-shpëtimit, i cili u zhvendos në Gjirin Durrësit ku dhe u dhanë koordinatat e fundit në skafit.

“Pasi bëmë konstatimin e mjetit lundrues për 20 minuta për shkak të detit të trazuar arritën të bënim rimorkimin. Në mjet ndodhen 2 persona, Ardian Jahaj dhe një shtetas italian. Ardian Jahaj është më mirë, ndërsa shtetasi italian është më i përkeqësuar pasi e ka zënë sëmundja e detit. Nga biseda që kemi bërë në telefon kanë deklaruar se qëllimi i udhëtimit ka qenë blerja e skafit në Itali”, thotë kapiteni.tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet çifti i hajdutëve në kryeqytet, ja lista e vjedhjeve

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohen për disa ...